OVL-UÇK kërkon reagim nga Prokuroria pas etiketimit të ish-krerëve
Organizata kërkon hetim nga organet e drejtësisë pas thirrjeve për eliminimin e figurave politike.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet kompetente që të trajtojnë me seriozitet deklaratat ku disa figura publike janë etiketuar si «kapot e krimit dhe korrupsionit». Në shënjestër të këtyre etiketimeve dhe thirrjeve për eliminim nga skena politike kanë qenë Elmi Reçica, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe Hysni Gucati, ndërsa organizata ka theksuar se mospajtimet politike nuk mund të arsyetojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes apo linçimit publik.
Sipas organizatës, liria e shprehjes nuk nënqet lirinë për të kërcënuar dhe për fjalën publike kërkohet përgjegjësi ligjore. «Është e papranueshme që emra si Elmi Reqica, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe Hysni Gucati të etiketohen me akuza të rënda, duke i cilësuar si “kapot e krimit dhe korrupsionit”, e aq më shqetësuese është thirrja për eliminimin e tyre nga skena politike», thuhet në reagim, ku megjithatë nuk është specifikuar se kush i ka bërë komentet nxitëse.
Siç raportoi Zhurma më 9 nëntor 2026, organizata e veteranëve ka qenë vazhdimisht e angazhuar me reagime publike dhe qëndrime ndaj zhvillimeve institucionale e vendimeve të drejtësisë.