Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Operacioni “Taksimetri”: Arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës arreston dy persona që udhëtonin me taksi nga Kruja, pasi u kapën me armë zjarri dhe kundërshtuan efektivët.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke vënë në pranga dy të rinj nga fshati Thumanë, të cilët lëviznin me një automjet taksi nga Kruja drejt kryeqytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan mjetin në rrugën “Sami Frashëri”, pas informacioneve operative se një shtetas po udhëtonte i armatosur drejt Tiranës.

Operacioni “Taksimetri”: Arrestohen dy persona në Tiranë
Video · YouTube ↗

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit me iniciale P. Sh., i cili ishte pasagjer, iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion dhe 15 fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Në pranga përfundoi edhe pasagjeri tjetër, 25-vjeçari R. H., i cili akuzohet për moskallëzim krimi pasi nuk kishte njoftuar autoritetet për armën e bashkudhëtarit të tij. Sipas policisë, të dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe shoqërimit, dy të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, si dhe kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariat. Arma e zjarrit dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme