Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Oficeri i FSK-së Etnik Kastrati diplomon në SHBA, fitoi çmim ndërkombëtar

Toger Etnik Kastrati përfundoi kursin IBOLC në Fort Benning dhe u vlerësuar si "International Distinguished Honor Graduate".

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se togeri Etnik Kastrati ka përfunduar me sukses trajnimin "Infantry Basic Officer Leader Course" (IBOLC) në Fort Benning, Georgia, të Shteteve të Bashkuara. Ky kurs është një nga programet kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të oficerëve të rinj të këmbësorisë.

Foto: ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com

Trajnimi ka përfshirë zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve taktike, përdorimin e armëve, navigimin tokësor, stërvitjen e njësive dhe drejtimin e trupave në kushte të ndryshme operacionale.

Bazuar në rezultatet e arritura, përkushtimin dhe performancën e treguar gjatë gjithë trajnimit, togeri Kastrati ka marë çmimin "International Distinguished Honor Graduate", një vlerësim për performancën e tij të lartë. Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e tij profesional si Oficer i Këmbësorisë dhe dëshmon përkushtimin për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përfaqësimin e dinjitet të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme