Avdi Hoti: Njësitë speciale kanë pasur uniforma të bollshme
Njësitë speciale kanë pasur uniforma të bollshme, ndërsa Policia e Kosovës nuk është pajisur rregullisht që nga viti 2021.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një komunikim i shfaqur në një grup privat mes policëve ka zbuluar gjendjen e rënduar në logjistikën e Policisë së Kosovës, ku kërkohej dorëzimi i kapelave për t'u shfrytëzuar nga Gjenerata 63 për diplomim. Institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar ndaj kësaj situate, derisa gazetarët kanë kërkuar detaje shtesë nga Policia e Kosovës dhe kanë mbetur pa përgjigje deri në publikim.
Hoti thotë se këtë shqetësim e kanë ngritur më parë dhe se dështimi i tenderëve ka lënë pjesëtarët e tjerë pa pajisje të rregullta. «Sa i përket uniformave, ne si sindikatë e kemi ngritur këtë problem. Që nga viti 2021, Policia e Kosovës nuk është pajisur me uniforma të rregullta për arsye të tenderëve, kanë dështuar tenderët. Ndërsa njësitë e tjera speciale kanë pasur uniforma të bollshme», tha Avdi Hoti televizionit T7.