Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë dhe arrestohen disa persona në Gramsh
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Elbasanit zhvillojnë operacion antidrogë në Gramsh.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një operacion antidrogë është zhvilluar në Gramsh nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe Policinë. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mbi 400 gramë kokainë e pastër, ndërsa janë vënë në pranga disa persona. Operacioni policor është ende në zhvillim dhe priten detaje të tjera shtesë për rrethanat dhe identitetin e të ndaluarve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


