Ndryshon agjenda, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në orën 12:00
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ndryshuar orarin e largimit nga shtëpia në Velani, duke u nisur dy orë më herët nga ç'ishte paralajmëruar fillimisht.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vendlindje po përmbyllet më herët sesa ishte planifikuar fillimisht. Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në ora 12:00, nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it, pas përfundimit të vizitës për të cilën kishte marrë leje nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Paraprakisht ishte raportuar se ai do të qëndronte deri në orën 14:00 pranë familjarëve të tij të ngushtë, për t'u nisur më pas drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa fluturimi i tij drejt Hagës ishte planifikuar për në orën 15:00.
Siç raportoi Zhurma më 21 nëntor 2026, ish-kryetari i Kuvendit kishte përmbyllur vizitën katërditore në Kosovë, e cila i ishte mundësuar për arsye humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes. Gjatë këtyre ditëve, ish-zëdhënësi i UÇK-së qëndroi nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me familjarët në shtëpinë në Velani nën masa të rrepta sigurie, ndërsa natën i ka kaluar në ambientet e EULEX-it.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 4 nëntor Altin Krasniqi: Shtëpia s’është e njëjtë pa Jakup Krasniqin
- 21 nëntor Ndryshon agjenda, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në orën 12:00 · ky artikull
- 21 nëntor Endrit Thaçi: Përshëndetja e Jakup Krasniqit ishte më e bukura sot
- 21 nëntor Lladrovci kritikon institucionet pas largimit të Jakup Krasniqit
- 21 nëntor Çipa: Jakup Krasniqi është portreti i një burri kombi
- 21 nëntor Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë dhe kthehet në paraburgim në Hagë
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar