Kraki paraqet fjalimin e mbajtur në Asamblenë e frankofonisë në Bruksel
Deputeti Nezir Kraki ka ndarë detaje nga fjalimi i tij në sesionin e Asamblesë parlamentare të frankofonisë në Bruksel.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti Nezir Kraki ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale fjalimin e mbajtur në kuadër të sesionit të Asamblesë parlamentare të frankofonisë në Bruksel. Si kryesues i delegacionit të Kosovës, ai ka marrë pjesë në sesionin e 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri i Belgjikës dhe aktualisht eurodeputeti Elio Di Ruppo.
Kraki bën të ditur se ka ngritur dy çështje brenda temës për Evropën përmes vlerave, gjuhëve dhe kulturave. Ai ka ngritur pyetjen pse Evropa nuk po e trajton Kosovën me një standard në procesin e integrimit dhe ka kërkuar aplikimin e kritereve gjeopolitike të kontekstit evropian të sigurisë, duke përmendur se kërcënimet janë të njëjta me vende si Ukraina apo Moldavia. Gjatë fjalimit para mbi 30 delegacioneve, deputeti ka bërë thirrje shteteve mosnjohëse që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është formuar në vitin 1967 dhe numëron njëqind delegacione nga parlamente kombëtare e rajonale, ndërsa Kosova është anëtare e asociuar nga viti 2022.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar