Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës sjell vendimin e ri për çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim të ri për përcaktimin e çmimeve të derivateve të naftës, duke sjellë ulje për benzinën dhe shtrenjtim për lëndët e tjera djegëse. Çmimi i benzinave do të lirohet për 2,5 denarë për litër pas mesnate.

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut
Foto: tetovasot.com

Ndryshimet prekin edhe produktet e tjera energjetike në treg. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimi i naftës dhe i vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër.

Pas këtyre ndryshimeve, çmimet e reja të përcaktuara zyrtarisht për litër janë vendosur në 99,0 denarë për naftën, 100,5 denarë për benzinën BS-98, si dhe 110,5 denarë për vajin ekstra të lehtë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →