Sfidat dhe mungesa e të drejtave për mbi 38 mijë gra fermere në vend
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut përballen me pasiguri financiare dhe mungesë pronësie, ndërsa sfidat u diskutuan në Strumicë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por ato përballen rregullisht me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale. Këto sfida u trajtuan në panelin me titull “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, i cili u mbajt në Europe House në Strumicë në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.
Gjatë diskutimeve u prezantuan të dhëna sipas të cilave në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, kurse në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë. Pjesëmarrësit trajtuan shkaqet e këtyre pabarazive, duke përfshirë praktikat e trashëgimisë, ku pavarësisht të drejtës ligjore, vajzat shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve për shkak të traditave të kahershme dhe pritshmërisë se pas martesës do t’i përkasin një familjeje tjetër.