Çmimet e larta vështirësojnë përgatitjen e turshive, bie edhe numri i blerësve
Shitjet e turshive gjatë fundit të sezonit janë më të dobëta krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa çmimet e larta dhe të ardhurat familjare ndikojnë në vendimet e qytetarëve për…
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Fundi i sezonit të turshive po shoqërohet me shitje më të dobëta krahasuar me vitet e kaluara. Shitësit thonë se qytetarët kanë blerë sasi më të vogla, ndërsa çmimet dhe të ardhurat familjare kanë ndikuar në vendimet për përgatitjen e turshive për dimër. Një shitës tha se çmimet nuk janë shumë të shtrenjta, por sasia e mallrave është e kufizuar. Tjetri shtoi se shitjet janë më të dobëta krahasuar me viteve të tjera, ndërsa çmimet janë më të larta.
Qytetarët kanë qëndrime të ndryshme për çmimet. Disa i konsiderojnë normale, ndërsa të tjerët thonë se dallimi me vitet e kaluara është i dukshëm. Një qytetar tha se çmimet nuk janë shumë të ndryshme, por disa nuk kanë mundësi të përgatisin turshi për dimër. Tjetri shtoi se dallimi është i qartë, me çmime që variojnë nga 100 deri në 150 denarë për kilogram.