Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ndryshimet për Specialen, BE i cilëson të papranueshme

Marta Kos deklaroi se ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi i Kosovës bien ndesh me detyrimet evropiane.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë një prononcimi para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme dhe bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj bllokut evropian. Sipas saj, ndryshimi i rregullave në kohën kur procedurat gjyqësore janë ende në zhvillim bie ndesh me çdo standard ndërkombëtar të sundimit të ligjit, ndërsa shtoi se nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së.

Ndryshimet për Specialen, BE i cilëson të papranueshme
Foto: vizionplus.tv

Këto zhvillime pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës, i cili javën e kaluar miratoi ndryshimet në ligjin që rregullon veprimtarinë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Nisma ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës pak ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, përmes të cilit Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte, ndërkohë që të katërt ishin deklaruar të pafajshëm gjatë gjithë procesit. Ndryshimet synojnë kufizimin e juridiksionit të kësaj gjykate, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave, uljen e dënimit maksimal në pesëmbëdhjetë vjet, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve brenda vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →