Raufi: Iva Mihailova kaloi kufirin pa lejen e gjykatës
Iva Mihailova, e cila gjykohet për një aksident trafiku, ka kaluar kufirin Maqedoni-Bullgari pa leje nga gjykata.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Iva Mihailova, banore e Koçanit me identitet bullgar, e cila gjykohet për një aksident trafiku me një viktimë, ka kaluar kufirin Maqedoni-Bullgari pa lejen e gjykatës.
Avokati që e përfaqësonte, Naser Raufi, deklaroi se është i befasuar nga ky veprim dhe se ajo nuk ka leje nga Gjykata. Sipas tij, kishte një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme se mjekë nga Bullgaria do të vinin ta ekzaminonin.
Gjyqi duhet të vazhdojë në mungesë të saj.