Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Ndërtimi i dy fushave të reja futbolli në Luginën e Preshevës

Federata Shqiptare e Futbollit nis projektin për dy fusha moderne futbolli në Bujanoc dhe Preshevë me mbështetjen e komunitetit lokal.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Nisma e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit në Luginën e Preshevës ka siguruar mbështetjen e drejtuesve vendorë, komunitetit sportiv dhe qytetarëve në Bujanoc dhe Preshevë. Projekti synon të krijojë kushte më të mira për stërvitjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve që merren me futboll.

Ndërtimi i dy fushave të reja futbolli në Luginën e Preshevës
Foto: ata.gov.al
Video · Facebook ↗

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka cilësuar këtë si një investim të drejtpërdrejtë në sport dhe në të ardhmen e fëmijëve të zonës. Gjatë deklaratës së tij, ai falënderoi gjithashtu biznesmenin me origjinë nga Bujanoci, Tamer Turker, për kontributin financiar në këtë nismë, duke u bërë thirrje edhe bizneseve të tjera që të japin ndihmën e lor për realizimin e projektit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme