Përkujtohet droni në Beograd dhe ndërprerja e ndeshjes
Në përvjetorin e ngjarjes së vitit 2014, rikujtohen tensionet, ndeshja e ndërprerë Serbi-Shqipëri dhe shfaqja e flamurit me mbishkrimin «AUTOCHTHONOUS».
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016, ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ishte ndërprerë. Mungesa e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd ishte paralajmëruar që para fillimit, ndërsa tifozët serbë në stadium kishin penguar intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar përmes fishkëllimave dhe britmave.
Gjyqësia e ndeshjes, e udhëhequr nga arbitri britanik Martin Atkinson, konsiderohej nga lojtarët, tifozët dhe zyrtarët serbë si betejë lufte. Ndeshja e tensionuar vazhdoi me epërsi të dukshme shqiptare deri në minutën 42, kur nga qielli i Beogradit u afrua flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin «AUTOCHTHONOUS».
Pas kapjes së flamurit nga një futbollist serb dhe reagimit të lojtarëve të kombëtares shqiptare që ia rrëmbyen nga duart, situata eskaloi dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve.