Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ndërron jetë në Itali i plagosuri nga shpërthimi i bombulës në Lezhë

Saimir Kola, 40 vjeç, një nga gjashtë të plagosurit e shpërthimit në Markatomaj më 29 gusht, nuk i mbijetoi plagëve pas 12 ditësh trajtimi në Itali.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LEZHË — Saimir Kola, 40 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës. Ai ishte një nga gjashtë anëtarët e familjes që mbetën të plagosur në ngjarjen e 29 gushtit.

Ndërron jetë në Itali i plagosuri nga shpërthimi i bombulës në Lezhë
Foto: vizionplus.tv

Pas shpërthimit, Kola u dërgua në Itali për trajtim të specializuar, ku qëndroi për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve, ai kishte pësuar djegie në rreth 90 për qind të sipërfaqes së trupit, gjendje që u vlerësua kritike. Përpjekjet mjekësore nuk mjaftuan për ta shpëtuar.

Nga i njëjti shpërthim, pesë anëtarë të tjerë të familjes mbetën të plagosur, përfshirë dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç. Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Kola në Markatomaj.

Me vdekjen e 40-vjeçarit, bilanci i kësaj ngjarjeje shënon një viktimë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme