Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Xhevat Prekazi

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mediat serbe raportojnë se në moshën 70-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe një prej emrave që la gjurmë në futbollin e ish-Jugosllavisë dhe një nga legjendat e Galatasarayt.

Xhevat Prekazi mban një fanellë të Partizanit me emrin e tij dhe numrin 10
Xhevat Prekazi

Prekazi, i lindur në Mitrovicë, veshi fanellën e Partizanit nga viti 1976 deri në vitin 1983, duke fituar tri tituj kampioni të Jugosllavisë.

Ai shkëlqeu edhe te Galatasaray, ku zhvilloi 185 ndeshje dhe fitoi dy tituj kampioni të Turqisë. Gjatë karrierës luajti edhe për Hajdukun e Splitit dhe Altayn, ndërsa më vonë u angazhua edhe si trajner.

Ai vazhdimisht shprehej i lumtur që jetonte në Beograd të Serbisë dhe thoshte për mediat se çdo arritje që kishte në futboll, e kishte nga Beogradi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme