Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Ndërpritet furnizimi me ujë në Elbasan pas defektit në tubacionin kryesor

Një defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa ujë të pijshëm gjithë qytetin e Elbasanit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Qyteti i Elbasanit ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një problemi të shfaqur në linjën kryesore të ujësjellësit. Sipas njoftimit zyrtar nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, defekti i rëndë është konstatuar gjatë ditës në tubacionin kryesor DN 400, pranë zonës së Parkut Rinia, duke sjellë ndërprerjen e përkohshme të shërbimit në të gjitha lagjet.

Ndërpritet furnizimi me ujë në Elbasan pas defektit në tubacionin kryesor
Video · YouTube ↗

Ekipet teknike të ndërmarrjes kanë dalë në terren dhe po punojnë intensitivisht për riparimin e dëmtimit në tubacionin me diametër DN 400, me qëllim normalizimin e gjendjes sa më parë. Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim për situatën e krijuar, ndërsa parashikojnë që furnizimi normal me ujë të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes pas përfundimit të ndërhyrjes teknike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme