Paga mesatare neto në shtator ka arritur në 49.141 denarë
Enti Shtetëror i Statistikave njofton se paga mesatare mujore neto në shtator ishte 49.141 denarë, duke shënuar një rritje prej 8,1 për qind.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar ka arritur në 49.141 denarë ose 798 euro, duke shënuar rritje prej 8,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërkohë, paga mesatare bruto për një të punësuar ka prekur shifrën prej 73.940 denarësh ose 1201 eurosh.
Sipas statistikave zyrtare, rritja e pagës neto nxitur kryesisht nga sektorë si furnizimi me ujë, largimi i ujërave të ndotura, menaxhimi i mbeturinave dhe sanimi i mjedisit, ku u shënua rritja më e lartë prej 11,6 për qind. Paga më të larta pati edhe te aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse me 10,6 për qind, si dhe në tregtinë me shumicë e pakicë dhe riparimin e automjeteve e motoçikletave me 10 për qind.
Krahasuar me muajin paraprak, gushtin, rritje të pagës mesatare mujore neto shënuan edhe minierat dhe nxjerrja e gurëve me 6 për qind, industria përpunuese me 3 për qind, si dhe administrata publike, mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm social me 2,5 për qind.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar