Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

IPK: Polici i arrestuar në Viti suspendohet dhe ndalohet për 48 orë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit të Stacionit Policor në Kllokot pasi dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj një qytetari.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Me vendim të prokurorit, një zyrtar policor i arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa IPK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës suspendimin e tij administrativ. Ngjarja ku dyshohet përfshirja e policit të Stacionit Policor në Kllokot, i cili i takon Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka ndodhur në orët e paradites në fshatin Podgorcë të Komunës së Vitisë.

IPK: Polici i arrestuar në Viti suspendohet dhe ndalohet për 48 orë
Foto: nacionale.com

Sipas autoriteteve hetimore, incidenti ka rezultuar me lëndime të lehta trupore për viktimën. «Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e grumbulluara deri në këtë fazë dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe e ka sulmuar një qytetar me mjet të fortë si rezultat i të cilit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore», njofton Inspektorati Policor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme