Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Në kërkim drejtuesi pas vdekjes në spital të 83-vjeçarit të aksidentuar në Elbasan

Selman Bardhi ndërroi jetë në spital pasi u përplas nga një automjet teksa lëvizte në këmbë në aksin Elbasan-Librazhd.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ELBASAN — Selman Bardhi, 83-vjeçari që u përplas mbrëmjen e së hënës nga një automjet në fshatin Mëngël, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit, ndërsa i moshuari po lëvizte në këmbë në aksin Elbasan-Librazhd.

Në kërkim drejtuesi pas vdekjes në spital të 83-vjeçarit të aksidentuar në Elbasan
Foto: shqiptarja.com

Pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve. Drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin, kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme