← Maqedoni
Live · Maqedoni · 19:56 · 17 Korrik 2026

Cila është shkakta e ndalimit të ujit për pije në Gostivar?

Mbi 1 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore pasi u zbulua një pompë e vendosur në mënyrë të paligjshme në sistemin e furnizimit

— GOSTIVAR — Autoritetet në Mqedoni të Veriut kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit, ndërsa po zhvillohet një hetim i gjerë për të zbuluar nëse sistemi i furnizimit është kontaminuar nga pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Ferid Murad", ku gjatë ditëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 1.000 deri në 1.200 persona, shkruan ina. Për shkak të fluksit të madh të pacientëve, spitali ka angazhuar personel shtesë në repartet më të ngarkuara.

Sipas spitalit, shumica e pacientëve janë paraqitur me të njëjtat simptoma – të vjella, diarre, dhimbje stomaku, temperaturë, plogështi dhe shqetësime të tjera gastrointestinale. Numri më i madh i tyre janë trajtuar në repartin infektiv, pediatri dhe në shërbimin e urgjencës.

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka hapur procedurë parahetimore pas njoftimit të policisë për dyshime se uji i pijshëm mund të jetë ndotur për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, transmeton albinfo.ch . Prokurori publik i shtetit, Nenad Saveski, deklaroi se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në hetim dhe se aktualisht po mblidhen prova për të përcaktuar nëse rasti përbën vepër penale.

Me urdhër të Prokurorisë, ekipet e Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë mostra të ujit për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Drejtoresha e institutit, Marija Andonovska, bëri të ditur se rezultatet priten brenda 48 orëve.

Edhe Qendra e Shëndetit Publik në Gostivar ka konfirmuar se janë marrë mostra nga katër pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa analizat do të tregojnë nëse uji është shkaku i problemeve shëndetësore të raportuara. Pas dyshimeve të ngritura, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) vendosi ndalimin e përkohshëm të përdorimit të ujit të ujësjellësit për pije deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimit është konstatuar se në gypin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që injektonte ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se Ndërmarrja Publike "Vodovod", në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kishte instaluar tre pompa për të rritur presionin në rrjet, duke futur ujë direkt në gypin kryesor për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Burim: Albinfo.ch, Shenja, Telegrafi— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën