Asambleja e Nju Jorkut nderon myftiun Naim Tërnava
Nderimin ia dorëzoi kapelani Tahir Kukaj, në emër të legjislatorit Charles D. Fall, që përfaqëson Distriktin 61-të të Asamblesë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
PRISHTINË — Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim ef. Tërnava, ka pranuar një mirënjohje nderimi nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut. Nderimin ia dorëzoi Charles D. Fall, Zëvendësudhëheqës i Shumicës dhe anëtar i Asamblesë, i cili përfaqëson Distriktin e 61-të të Asamblesë.
Sipas BIK-ut, mirënjohja i është ndarë Tërnavës për udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme, shërbimin e shquar ndaj Republikës së Kosovës dhe komunitetit mysliman në mbarë botën, si dhe për përkushtimin ndaj paqes dhe mirëkuptimit ndërfetar. Këtë mirënjohje ia ka dorëzuar imami Tahir ef. Kukaj, njëherësh edhe kapelan.
Në motivacion thuhet se Tërnava ka shërbyer me përkushtim si Myfti i Madh i Republikës së Kosovës, duke ofruar udhëheqje shpirtërore për breza besimtarësh dhe duke promovuar vlerat e besimit, mëshirës, moderimit, drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë. Dokumenti thekson edhe angazhimin e tij për forcimin e arsimit fetar dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të popullit shqiptar.
Mirënjohja vlerëson gjithashtu pjesëmarrjen e Tërnavës në forume ndërkombëtare fetare, akademike, diplomatike dhe ndërfetare, përmes të cilave BIK-u dhe Republika e Kosovës janë përfaqësuar me dinjitet. Dokumenti është lëshuar më 15 korrik 2026 nga zyra e Charles D. Fall në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Burim: Epoka e Re
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 29 korrik Asambleja e Nju Jorkut nderon myftiun Naim Tërnava · ky artikull
- 6 tetor Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë
- 20 tetor Sokol Haliti nderohet me mirënjohje nga senatori i Nju-Jorkut
- 21 tetor Gratë shqiptaro-amerikane diskutojnë dhunën në familje në Nju-Jork
- 24 tetor Bruce Blakeman garon për guvernator të Nju Jorkut me mbështetjen e shqiptarëve
- 28 tetor Talenti shqiptar Adri Mehmeti shkëlqen në fitoren e Nju Jorkut kundër Inter Miamit