Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Motra e Laurent Krasniqit falënderon për mbështetjen pas vdekjes së tij

Xheraldina Krasniqi, motra e influencerit të ndjerë, ka thyer heshtjen me një postim në Instagram Story duke shprehur mirënjohje për familje, miq dhe ndjekës që u kanë qëndruar pranë tyre.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Xheraldina Krasniqi, motra e vlogerit dhe influencerit të njohur Laurent Krasniqi, ka reaguar për herë të parë publike pas humbjes së rëndë që e goditi familjen. Përmes një shkrimi të publikuar në Instagram Story, ajo ka falënderuar në emër të saj, të nënës dhe të motrës të gjithë ata që kanë shkuar për ngushëllime, kanë dërguar mesazhe dhe fjalë të mira, si dhe ata që kanë kaluar kohë me familjen në këto ditë të vështira.

Foto: telegrafi.com / telegrafi.com
Foto: telegrafi.com / telegrafi.com

Laurent Krasniqi ka ndërruar jetë disa ditë më parë pas një aksidenti tragjik me motor në Llukar të Prishtinës. Xheraldina ka theksuar se humbja nuk ka qenë e lehtë as për familjen as për njerëzit që e kishin njohur, por ka shprehur krenarinë e tyre për të dhe shpresën se shpirti i tij të jetë në paqe bashkë me babin e tyre.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 7 shtator Motra e Laurent Krasniqit falënderon për mbështetjen pas vdekjes së tij · ky artikull
  2. 9 tetor I akuzuari për aksidentin e Laurent Krasniqit nuk deklarohet për fajësinë
  3. 23 tetor Laureta Kosumi bën dedikim prekës për të ndjerin Laurent Krasniqi
  4. 31 tetor Laurent Krasniqi kujtohet në nisje të edicionit të pestë të BBVK
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme