Mot i ndryshueshëm me rrufe dhe breshër të mundshëm gjatë 1 korrikut
Cilat zona të Kosovës rrezikojnë breshërin gjatë ditës së mërkurës?
PRISHTINË — Dita e parë e muajit korrik sjell mot të ndryshueshëm dhe jostabil mbi Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon se gjatë të mërkurës do të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në pjesë të ndryshme të vendit.
Në zona të izoluara, IHMK nuk e përjashton mundësinë e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë, sipas njoftimit zyrtar të institutit.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.