Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Raportohet për dy vajza të zhdukura në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë raportuar dy vajza të zhdukura në Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Dy vajza janë raportuar të zhdukura në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë, më 14.10.2026. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë ka ndodhur në lagjen «Ulpiana», ku një ankuese femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë rreth orës 07:00 dhe nuk është kthyer më. Rasti tjetër është raportuar në rrugën «Ibrahim Kelmendi» rreth orës 19:00, ku një ankuese ka njoftuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Policia e Kosovës bën të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit.

Raportohet për dy vajza të zhdukura në Prishtinë
Foto: botasot.info

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →