Aleksi: Fusha tregoi se s’ka diferenca, Egnatia shkon lart
Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, flet pas barazimit në Ligën e Konferencës dhe thekson se skuadra e tij luan për gjithë futbollin shqiptar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, ka analizuar barazimin e arritur në Ligën e Konferencës ndaj Midjylland, duke folur me superlativa për skuadrën e tij dhe duke vlerësuar se fusha e lojës ka treguar se nuk ka diferenca të mëdha.
Aleksi u shpreh se është i kënaqur dhe se ekipi luajti ndaj një kundërshtari shumë të fortë, duke shtuar se Egnatia ka mundësi të shkojë lart dhe se ekipi luan për gjithë futbollin shqiptar.