Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Ministri Vitia diskuton me ambasadorin slloven për shëndetësinë

Arben Vitia dhe Borut Blaj biseduan për reformat, investimet dhe vizitën studimore të delegacionit kosovar në Slloveni.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e shëndetësisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë këtij takimi, në fokus të bisedës kanë qenë prioritetet e ministrisë, ku përfshihen investimet në sektorin shëndetësor, reforma e sistemit dhe digjitalizimi i shërbimeve.

Ministri Vitia diskuton me ambasadorin slloven për shëndetësinë
Foto: zhurnal.mk

Gjithashtu, palët i kanë kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit për ofrimin e kujdesit shëndetësor në raste fatkeqësish dhe shkëmbimit të përvojave profesionale. Vitia dhe Blaj kanë diskutuar edhe rreth vizitës studimore që një delegacion nga Kosova do ta realizojë në Slloveni nga 6 deri më 9 dhjetor, ku delegacioni pritet të njihet nga afër me praktikat sllovene në integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme