Shkodër: Pesë punonjës të OSHEE-së procedohen për laboratorin e drogës
Pesë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre pas zbulimit të një ambienti nëntokësor për…
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në vijim të operacionit të koduar «Labirinti» në fshatin Ganjollë, autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori për pesë punonjës të OSHEE-së, pasi gjatë kontrolleve në dy objekte nëntokësore në zonën e njohur si «Kanali i Drinit» u zbulua një strukturë e përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar janë J. D., 43 vjeç, K. F., 42 vjeç, L. H., 65 vjeç, Gj. M., 53 vjeç dhe D. D., 43 vjeç. Gjatë këtij operacioni në Shkodër, policia sekuestroi rreth 2 600 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 170 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar dhe arrestoi 10 persona, të moshave 18 deri në 61 vjeç, mes të cilëve edhe një person të shpallur më parë në kërkim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



