Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:59 Lush Susaj: Prostitucioni politik e solli vendin në këtë gjendje08:54 Shehaj: Pas mbylljes së faqeve në Instagram qëndron qeveria08:30 Drita themelon ekipin B për të garuar në Ligën e Tretë08:26 Diferenca e moshës nuk është pengesë për lidhje të shëndetshme08:10 PDK proteston para Qeverisë, asamblistët e Mitrovicës bashkohen aktivitetit08:06 Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për vendime të Qeverisë08:01 Kurset e kembimit: Dollar 78.7/79.7 lekë, Euro 92/92.7 lekë07:53 Wikoff: KFOR nuk vendos për hapjen e urës mbi Ibër, vendimi i BE-së dhe Kosovës07:51 Eronita: "Qikita jem e bukur" për Tarën pas lindjes së djalit07:47 Dokumente CIA tregojne katër baza detare sovjete në Shqipëri, dy në Vlorë dhe Sazan
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse u anashkalua loja shpërblyese në Gjilan?

Një 21-vjeçar pretendon se fitoi veturën "Citroën C3" në vlerë rreth 20 mijë euro, por pronari i "Grande Mall" mohoi pretendimet

Redaksia ZHURMA 02:59 Përditësuar 17:55 1 min lexim
Pse u anashkalua loja shpërblyese në Gjilan?
FOTO · Foto: Citroën C3 Hybrid 110 ë-DSC6 Max (IV) – f 05042026 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Gjilan, 8 korrik 2026 — Një lojë shpërblyese e organizuar nga "Grande Mall" në Gjilan ka përfunduar në përplasje mes një 21-vjeçareje dhe drejtuesve të qendrës tregtare. L. Salihu pretendon se u shpall fituese e veturës "Citroën C3" në vlerë rreth 20 mijë euro, por thotë se nuk iu dha shpërblimi pasi punonte në një nga bizneset brenda qendrës tregtare, raporton Kiks Kosova.

Sipas saj dhe babait të saj, Xheladin Salihu, ajo është detyruar nën presion të heqë dorë nga çmimi, ndërsa familja ka iniciuar rastin në polici. Por, pronari i "Grande Mall", Gzim Selimi, e mohon këtë version. Ai thotë se 21-vjeçarja ka plotësuar vetë 13 kuponë që ishin dedikuar për konsumatorët dhe se, për këtë arsye, nuk ka pasur të marrë pjesë në lojë.

Selimi ka mohuar edhe pretendimet për kërcënime apo presion ndaj vajzës, duke thënë se rregullat e lojës ishin komunikuar me bizneset që operojnë në qendër tregtare. Ndërkohë, për këtë rast është marrë edhe një vendim nga Gjykata Themelore në Gjilan, e cila ka nxjerrë masë të përkohshme lidhur me veturën shpërblyese.

Pronari i "Grande Mall" ka thënë se e ka pranuar vendimin, por pretendon se në të ka pasaktësi. Policia e Rajonit të Gjilanit ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "mashtrim në lojë shpërblyese" dhe është përpiluar vetëm një shënim zyrtar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga institucionet kompetente.

Kiks Kosova ka kërkuar informacion edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, por deri në momentin e transmetimit nuk ka pranuar përgjigje.

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/

— Redaksia ZHURMA

Komentet