Vitia dhe Spahiu vizitojnë Spitalin e Gjakovës
Ministrat e shëndetësisë të Kosovës dhe Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJAKOVË — Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku janë pritur nga udhëheqja e institucionit për t'u njohur nga afër me punën, kapacitetet dhe rezultatet e tij.
Gjatë kësaj vizite, dy ministrat kanë inspektuar nga afër Shërbimin e Emergjencës, Njësinë Koronare dhe Repartin e Gjinekologjisë e Obstetrikës, ku kanë zhvilluar takime me profesionistët shëndetësorë. Gjatë takimit është vënë theksi te shërbimet që ky spital u ofron qytetarëve nga Shqipëria, me theks të veçantë për banorët e Tropojës, Bajram Currit, Krumës dhe Hasit.
Udhëheqja e spitalit e ka vlerësuar këtë vizitë si një mesazh të rëndësishëm afërsimi e bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe si një shprehje respekti për personelin shëndetësor, duke falënderuar zyrtarët e lartë për vëmendjen e treguar ndaj stafit dhe institucionit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar