Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Letra e pacientes drejtuar ministrit Arben Vitia për terapinë

Një paciente e vdekur nga kanceri i gjirit kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për sigurimin e barit Palbociclib.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Një paciente nga rajoni i Prizrenit e cila vuante nga kanceri i gjirit dhe po trajtohej në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë në muajin tetor të këtij viti. Organizata «Renesansa» reagoi në rrjetet sociale duke pretenduar se ajo ndërroi jetë në mungesë të barit «Palbociclib». Violeta Pirana nga kjo organizatë deklaroi se mungesën e barit e kishte adresuar gjatë muajit qershor te ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe te Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Vetë pacientja u kishte dërguar shkresë përmes e-mailit ministrit Arben Vitia në adresën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Mentor Zejnullahu dhe drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi më 28.06.2026. Në letrën e siguruar ajo theksonte se për gjashtë muaj kishte përdorur terapinë me rezultate të mira por nga dhjetë maji nuk e kishte përdorur për shkak të mungesës. Pyetjet e dërguar më 10.11.2026 për këtë çështje te ministri Arben Vitia drejtori Mentor Zejnullahu dhe drejtori Ilir Kurtishi kanë mbetur pa përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Letra e pacientes drejtuar ministrit Arben Vitia për terapinë
Foto: demokracia.com
Video · Kallxo · YouTube ↗

Siç raportoi Zhurma më 23 tetor 2026 Partia Demokratike e Kosovës kishte thirrur në interpelancë ministrin Arben Vitia pas vdekjes së pacientes dhe mungesës së barnave në Onkologji.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme