Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mungesë mësimdhënësish të matematikës

Shkollat në Fushë-Kosovë dhe Podujevë po përballet me mungesë të mësimdhënësve të matematikës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

PODUJEVË — Shkolla fillore e mesme e ulët “Selman Riza” në Fushë-Kosovë po përballet me mungesë të mësimdhënësit të matematikës që nga fillimi i gjysmëvjetorit të parë. Komuna e Fushë-Kosovës ka hapur konkurs për herë të dytë për plotësimin e pozitës së mësimdhënësit të matematikës, por nuk ka arritur ta gjejë një të tillë.

Mungesë mësimdhënësish të matematikës
Foto: gazetaexpress.com
Video · YouTube ↗

Ish-mësimdhënësi i matematikës, Muhedin Berisha, thotë se nuk ka pasur mundësi për zëvendësim, pasi mungesa të tilla ka edhe në shkolla të tjera. “Diku në 50-60% të orëve jam duke i mbuluar unë vetë, kur po jam i lirë, edhe me stafin që kam këtu”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Sabri Xhigoli, thotë se ka vështirësi në sigurimin e kuadrove të shkencave natyrore. “Kjo na bën të mendojmë se numri i kuadrove të kualifikuara për këtë lëndë ka rënë dukshëm”, ka thënë Xhigoli.

Edhe Komuna e Podujevës po përballet me mungesë të kuadrove arsimore në disa prej lëndëve të shkencave natyrore, përkatësisht në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, thotë se aktualisht kemi mungesë të gjithsej 4 mësimdhënësve në këto profil.

Fakulteti i Edukimit thotë se interesimi për t’u bërë mësimdhënës po bie në të gjitha nivelet e arsimit dhe në të gjitha profilet e mësimdhënies. Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, thotë se ndër faktorët që lidhen me këtë gjendje janë statusi i ulët i profesionit të mësimdhënies dhe kërkesa për përfundimin e studimeve master për të lidhur një kontratë të rregullt pune.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme