Dr. Arben Muji bëhet kardiokirurgu i parë specialist nga Gjilani
Specializimi në kirurgjinë e zemrës shënon një etapë të rëndësishme për mjekun nga Anamorava pas një dekade përkushtimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Rajoni i Gjilanit dhe Anamoravës ka fituar kardiokirurgun e parë specialist në fushën e mjekësisë së avancuar. Dr. Arben Muji ka përfunduar zyrtarisht specializimin në kirurgjinë e zemrës, duke kurorëzuar një rrugëtim të ndërtuar mbi një dekadë përkushtimi, formimi intensiv dhe përvoje në sallat e operacionit.
Formimi i tij profesional përfshin përvojë të fituar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe trajnime në Milano të Italisë nën udhëheqjen e profesorëve Lorenzo Menicanti dhe Carlo De Vincentis. Pas përfundimit të specializimit, ai vazhdon veprimtarinë e tij në QKUK, ku së bashku me ekipin vendor dhe kolegë të tjerë realizon ndërhyrje të avancuara kirurgjikale në zemër.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


