Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Ministri shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

Karakaçi: Kostoja nuk është vetëm ndërtimi, por përfshin edhe operimin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka shpjeguar vlerën e kontratës për Milot-Balldren, duke theksuar se për këtë projekt ka një dezinformim. Karakaçi ka theksuar se ata që informojnë publikun për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi, nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan.

Ministri shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren
Foto: Erlangen Bundesautobahn 73 Auffahrt Luftbild-20230422-RM-165734 / Wikimedia Commons

Ministri ka sqaruar se kostoja e përgjithshme e ndërtimit nuk matet vetëm me kilometra, por përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite.

Projekti përfshin 2 ura të reja, tunel, rreth 9.5 km rrugë dytësore, sistem elektronik dhe 5 nyje disniveli. Ministri ka theksuar se mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar.

Burim: Gazeta Tema

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme