Mickoski: Rritja e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup do të jetë minimale
Kryeministri deklaron se kompanitë kërkojnë shtrenjtim, por qeveria premton mbrojtje të standardit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Kompanitë që furnizojnë Shkupin me energji termike kanë kërkuar një rritje të konsiderueshme të çmimit të ngrohjes qendrore, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria do të përpiqet që kjo të mos ndodhë, pavarësisht se çmimet e gazit janë trefish më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Mickoski nuk ka specifikuar për sa përqind do të rritet çmimi, por ka theksuar se shtrenjtimi nuk do të jetë alarmant, duke shtuar se «edhe me këtë rritje, do të jemi vendi me çmimet bindshëm më të ulëta të karburanteve, energjisë elektrike dhe ngrohjes në Evropë».
Sipas kryeministrit, prioritet i ekzekutivit mbetet mbrojtja e standardit të jetesës, ndërsa qeveria ka përgatitur edhe një model biznesi me SHA EMV-në për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Mickoski sqaroi se SHA EMV-ja do të paraqesë në thirrjen publike të EVN Home një ofertë me të njëjtin çmim si vitin e kaluar, duke mos kërkuar shtrenjtim, ndërsa modeli i ri synon të shohë nëse do të funksionojë deri në fund të vitit 2027.