Filipçe: Maqedonia e Veriut renditet në fund të listës për BPV-në
Kryeministri Mickoski flet për rritje të qarkullimit në industri, ndërsa kryetari i LSDM-së thotë se FMN-ja e rendit vendin në fund të Evropës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se prodhimi industrial ka shënuar tendenca pozitive, ndërsa qarkullimi në industri është rritur për më shumë se 5,5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ai theksoi se këta tregues janë të rëndësishëm duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në botë dhe në Bashkimin Evropian, i cili mbetet partneri më i madh tregtar i vendit. Sipas tij, pas pothuajse dy vjet e gjysmë është arritur në pikën zero, ndërsa më parë vendi ka qenë në një deficit të thellë, duke shtuar se nga ky moment pritet vetëm rritje.
Nga ana tjetër, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka reaguar duke u bazuar te të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për sa i përket Bruto Prodhimit Vendor të projektuar për kokë banori. Sipas parashikimeve të FMN-së, BPV-ja për kokë banori në RMV do të arrijë në 11.762 dollarë, ndërsa para vendit tonë në rajon rënditen Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria.