Karim Adeyemi shfaq lidhjen me kulturën shqiptare përmes muzikës
Futbollisti i njohur ka tërhequr vëmendjen e publikut duke dëgjuar një këngë shqiptare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një video ku futbollisti Karim Adeyemi dëgjon këngën e njohur “Mora fjalë” po tërheq vëmendjen. Kjo ka nxjerrë sërish në pah lidhjen e lojtarit gjerman me kulturën shqiptare.
Ai është në lidhje me këngëtaren shqiptare Loredana, përmes së cilës është afruar edhe më shumë me gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare. Adeyemi ka shfaqur vazhdimisht interes për këtë kulturë, duke u bërë një emër i dashur edhe për tifozët shqiptarë.