Mitrovicë: 52-vjeçari gjendet i vdekur në një motel
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shupkovc, ku një klient është gjetur i pajetë në dhomën e motelit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje me rrethana të paqarta ka ndodhur në motelin “Flamingo”, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, ku një klient rreth 52 vjeç, i identifikuar si Ivica Vukasinoviq, është gjetur pa shenja jete. Rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:25, pasi recepsionisti kishte vërejtur se atij i kishte përfunduar koha e qëndrimit dhe nuk po përgjigjej në telefonatat e përsëritura. Duke parë nga dritarja e dhomës, recepsionisti e kishte vërejtur 52-vjeçarin të shtrirë në dysheme me fytyrë të mavijosur, pas së cilës kishte hapur derën dhe kishte njoftuar autoritetet kompetente.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore, hetuesit, ekspertët e kriminalistikës dhe ekipi i Emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i Shtetit ka kërkuar sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të kontrolluar qarkullimin e automjeteve dhe për të verifikuar nëse ndonjë person tjetër ishte larguar nga dhoma ku u gjet viktima. Me udhëzim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe shkaku i vdekjes mbetet ende i papërcaktuar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


