Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë në prag të Ditës së Alfabetit
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka nderuar mësimdhënësit shqiptarë në një aktivitet të mbajtur në Shkup.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shkupi ka qenë nikoqir i një ceremonie mirënjohjeje ku janë vlerësuar mësuesit dhe mësueset që kanë kontribuar ndër vite në arsimin shqip. Bashkëkryetari i VLEN-it dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka ndarë nderime për mësimdhënësit veteranë në pension dhe për ata që vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shkolla nga vendbanime të ndryshme të vendit.
Gjatë këtij aktiviteti, Mexhiti theksoi se krahas rëndësisë historike të Kongresit të Manastirit, meritë të veçantë kanë mësuesit që kanë edukuar gjeneratat në gjuhën amtare. Ai kujtoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur arsimtarët ndër vite, përfshirë sigurimin e teksteve shkollore dhe hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, duke shtuar se mirënjohja ndaj tyre kërkon mbështetje institucionale, tekste cilësore dhe kushte më të mira.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar