Meta kërkon që të mos merremi me provokimet e Daçiçit
Presidenti i Partisë së Lirisë ka reaguar pas deklaratave të Ivica Daçiçit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave provokative të Ivica Daçiçit. Sipas tij, në vend që të merremi me provokimin e Daçiçit, duhet të bëjmë thirrje që shqiptarët në Serbi të votojnë. Meta gjithashtu ka thënë se Ivica Daçiç mund të shkojë në çdo kohë në Prizren nëse ka nostalgji për fëmijërinë e tij.