Berisha kundër numërimit elektronik për zgjedhjet e vitit 2027
Partia Demokratike refuzon aplikimin e sistemit elektronik të votimit në çdo bashki të vendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur kundërshtimin e prerë ndaj nismës për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027. Gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u diskutua ky proces, kreu i opozitës bëri të ditur se forca politike që ai drejton nuk do të lejojë zbatimin e këtij mekanizmi në asnjë njësi vendore.
Duke hedhur akuza të forta mbi mënyrën se a u zhvillua procesi më parë, Berisha u shpreh se zgjedhjet janë shoqëruar me manipulime të turpshme. Sipas tij, në këtë sistem janë krijuar servera paralelë dhe janë shfaqur probleme të mëdha, ndërkohë që në zhvillimet teknike është përfshirë drejtpërdrejt edhe Shërbimi Informativ i Shtetit. «Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme», u shpreh ai, duke theksuar se nuk do të pranohet asnjë element që cenon integritetin e zgjedhjeve.