Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Politikë Trojet

Mali i Zi mund të mbyllë tre kapituj negociues me BE-në

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Ivan Vukoviq, deklaroi se ekziston mundësia që Mali i Zi të mbyllë tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Mali i Zi mund të mbyllë tre kapituj negociues me BE-në
Foto: almakos.com

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Ivan Vukoviq, deklaroi se ekziston mundësia që Mali i Zi të mbyllë tre kapituj negociues në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për sot është caktuar Konferenca Ndërqeveritare në Luksemburg, ku fillimisht ishte parashikuar mbyllja e dy kapitujve, 18 për statistikën dhe 19 për politikën sociale dhe punësimin.

Sipas Vukoviqit, mund të mbyllet edhe kapitulli i tretë, 17 për politikën ekonomike dhe monetare, nëse një shtet anëtar i Bashkimit Evropian jep pëlqimin gjatë ditës. Ai theksoi se kjo do të ishte një hap inkurajues në drejtimin e duhur. Mali i Zi ka hapur deri tani të 33 kapitujt negociues, nga të cilët 18 janë mbyllur përkohësisht, me synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2028.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 27 kamera →