Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Mbi 8 mijë fëmijë të vaksinuar kundër fruthit ndërkohë që rastet shënojnë rritje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmon raste me fruth, ndërsa autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e imunizimit të fëmijëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Rastet me fruth kanë shënuar rritje, ku sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë konfirmuar 151 raste nga 16 prilli deri më 30 gusht. Mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar.

Mbi 8 mijë fëmijë të vaksinuar kundër fruthit ndërkohë që rastet shënojnë rritje
Foto: albeu.com

Nga janari deri në gusht janë vaksinuar gjithsej 8 mijë e 540 fëmijë. Xhevrie Canolli, shefe e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka treguar se prej tyre 2 mijë e 500 i përkasin grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 janë të moshës 5 deri 7 vjeç, kurse 3 mijë e 140 janë nxënës të klasës së parë.

Canolli theksoi se vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të shmangur komplikimet serioze shëndetësore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme