Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave, sot u konfirmua gjithçka

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të pranisë së aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në tregun e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të pranisë së aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në tregun e Kosovës, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte paralajmëruar prej tij më 22 tetor. Gjatë reagimit të tij, ai ka theksuar se këto substanca janë tejet toksike, të cilat përveç kafshëve rrezikojnë edhe kalimin në qumësht, duke kërcënuar kështu shëndetin e fëmijëve dhe familjeve.

Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave, sot u konfirmua gjithçka
Foto: telegrafi.com

Sipas Gjinit, Aleanca ka alarmuar vazhdimisht opinionin për skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë, duke e cilësuar situatën si dëshmi të neglizhencës ndaj sigurisë ushqimore dhe kombëtare. Në fund, ai ka kërkuar llogaridhënie dhe mbrojtje për qytetarët, duke e kritikuar ekzekutivin për mungesë reagimi përballë kërcënimeve ndaj shëndetit publik.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme