Marshim masiv në Milano më 20 shtator për mbështetjen e protestave
Komuniteti shqiptar në Itali organizon një marshim solidarizues në Milano për protestat që po zhvillohen në Tiranë.
TIRANË — Diasporat shqiptare në Itali dhe Zvicër janë ftuar të bashkohen në një tubim solidarizues që do të mbahet në qytetin e Milanos ditën e diel, më 20 shtator. Sipas njoftimit të organizatorëve, kjo nismë vjen pas 17 protestave radhazi të zhvilluara në kryeqytetin shqiptar, ndërsa në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë edhe eurodeputetë.
Thirrja u drejtohet qytetarëve shqiptarë që banojnë në rajonin e Lombardisë, në zonat e tjera të Italisë veriore, si dhe në territore zvicerane, me qëllim arritjen e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë. Organizatorët gjithashtu u kanë kërkuar gazetarëve dhe korrespondentëve lokalë që ta përcjellin ngjarjen përmes kronikave mediatike.