Kasami pret në Tetovë Kurtin dhe Mexhitin për projektet infrastrukturore
Kryetari i Komunës së Tetovës takohet me kryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal dhe lidhjet ndërmjet dy shteteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TETOVË — Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Izet Mexhiti, ndërsa bisedimet janë përqendruar te zhvillimet aktuale politike, përfaqësimi politik i shqiptarëve dhe bashkëpunimi rajonal.
Sipas Kasamit, gjatë bisedës janë trajtuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke vënë theksin te projektet infrastrukturore që lidhin të dyja shtetet. Ai e ka cilësuar kryeministrin kosovar si mik të madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se muaji nëntor i gjen të përkushtuar në projekte të përbashkëta për qytetarët.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



