Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Balla: Takim me shqiptarët në Athinë për nismën “Prania Besnike”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zhvilloi biseda me emigrantët në Greqi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, në kuadër të shtrirjes së nismës “Prania Besnike” në diasporë. Takimi i parë u mbajt në Athinë, ku për më shumë se tre orë u dëgjuan nga afër shqetësimet e dhjetëra bashkëatdhetarëve.

Balla: Takim me shqiptarët në Athinë për nismën “Prania Besnike”
Foto: javanews.al

Balla u shpreh se roli i deputetit është përcjellja e ankesave dhe kërkimi i llogarisë nga institucionet përgjegjëse, duke kujtuar edhe afatin 15-ditor për ndjekjen e problematikave. «Janë halle që kam besim që do të marrin zgjidhje, sepse deputeti këtë detyrë ka: të marrë ankesat e njerëzve dhe sipas ligjit t’u kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni brenda afatit 15-ditor», u shpreh ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndalet rryma në Kuvend, ndërpritet seanca për buxhetin

    80% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme