Kurti përdor si shembull MSA-në që dikur e kundërshtonte Vetëvendosja
Kryeministri Albin Kurti e vlerëson Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërsa në vitin 2015 partia e tij e kishte kundërshtuar ashpër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian si shembull të suksesit diplomatik. Gjatë një interviste për televizionin francez France 24, ai ka lavdëruar formulën që mundësoi marrëveshjen pavarësisht pesë shteteve mosnjohëse, duke përmendur arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ishte nënshkruar në Strasburg më 27 tetor 2015 nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa dhe ministri Bekim Çollaku, ndërsa më 2 nëntor të po atij viti kishte shkuar për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Atëkohë, Glauk Konjufca, si shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, e kishte kundërshtuar marrëveshjen duke deklaruar se ajo erdhi për shkak të marrëveshjeve me Serbinë dhe e kishte lidhur çështjen me dialogun dhe statusin e vendit.
Në atë periudhë përplasjesh të mëdha politike, deputetët e Vetëvendosjes bashkë me pjesën tjetër të opozitës ishin larguar nga salla dhe nuk kishin marrë pjesë në votim. Megjithatë, marrëveshja kishte kaluar me 86 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


