Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Abdixhiku merr pjesë në Darkën e Lamës në Bruksel

Kryetari i LDK-së takon bashkatdhetarët në Bruksel dhe vlerëson kontributin e mërgatës ndër vite.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me bashkatdhetarë dhe bashkëveprimtarë të partisë. Gjatë këtij udhëtimi, ai mori pjesë në organizimin e Darkës së Lamës nga dega e kësaj partie në Beneluks, ngjarje ku i pranishëm ishte edhe anëtari i LDK-së, Anton Quni.

Abdixhiku merr pjesë në Darkën e Lamës në Bruksel
Foto: klankosova.tv

Abdixhiku ka falënderuar pjesëmarrësit për pritjen dhe besimin, duke theksuar se në mesin e tyre është ndier si në shtëpi. Sipas kreut të LDK-së, ruajtja e traditave përmes këtyre organizimeve dëshmon se kultura e Kosovës përcillet suksesshëm përtej kufijve shtetërorë. «Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar në mërgatë, nga njerëz që ndërtuan jetën larg Kosovës dhe morën përsipër më shumë sesa u takonte për fatin e atdheut tonë. Edhe sot, mundi i tyre është vlerë e vendit tonë», ka shkruar ai ndër të tjera.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme