Aleanca formon Trupin Koordinues të degëve në diasporë
Partia mbajti takim në qytetin Fulda të Gjermanisë ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Evropian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, mori pjesë në takimin e degëve dhe nëndegëve të partisë në qytetin Fulda të Gjermanisë, ku u mblodhën përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Evropian. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit midis degëve në mërgatë, koordinimin e aktiviteteve dhe thellimin e komunikimit me qendrën në Kosovë. Si rezultat i bisedimeve, u vendos unanimisht krijimi i një Trupi Koordinues të degëve të Aleancës në mërgatë, i cili do të ketë rol konsultativ dhe koordinues.
Ky trup i ri pritet të ndihmojë në bashkërendimin e punës së degëve, përgatitjen e proceseve zgjedhore dhe rritjen e angazhimit të anëtarësisë në diasporë. Për mbarëvajtjen e këtij organizimi, sekretar i trupit u zgjedh Sokol Mehmetaj, ndërsa ekipi për Gjermani do të përbëhet nga Ukë Blakaj dhe Selim Hoti.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar